Udhëheqësit nga e gjithë bota kanë reaguar të tronditur pas sulmeve terroriste në Londër dhe kanë dërguar mesazhe solidariteti me Mbretërinë e Bashkuar:
Presidenti francez Emmanuel Macron, ishte i pari që reagoi duke thënë se Franca është më shumë se kurrë në anën e Britanisë”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel reagoi gjithashtu mëngjesin e sotëm.
“Ne jemi të bashkuar përtej të gjitha kufijve me tmerr dhe pikëllim, por edhe në vendosmëri”, u shpreh liderja gjermane.
” Ne do të jemi aty dhe do të bëjmë gjithcka për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë Madhe –shkroi Presidenti amerikan, Donald Trump – Jemi me ju. Zoti ju bekoftë!
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Europa qëndron me Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër terrorizmit”.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se “mendimet dhe lutjet e tij ishin me viktimat dhe familjet e tyre”.
Udhëheqësi spanjoll Mariano Rajoy i ofroi Britanisë”solidaritet dhe mbështetje”.
Lideri australian Malcolm Turbull shkroi gjithashu se “lutjet dhe solidariteti i popullit të tij ishte me Britaninë”.