INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jemi në ditët e para të 2019-ës dhe Meghan Markle i vendos kushte të 'rrepta' Princ Harry-t…[FOTO]

Jemi në ditët e para të 2019-ës dhe Meghan Markle i vendos kushte të 'rrepta' Princ Harry-t…[FOTO]

Publikuar më: 17:39 03-01-2019

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princ Harry, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes nga mediat, për çdo deklaratë, apo veprimtari të së përditshmes.

Së fundmi, Meghan i ka ndaluar Princ Harry-t, konsumimin e kafes, çajit dhe alkoolit. Duke qenë se Harry ka pirë alkool që kur ishte adoleshent, ky ndryshim është një arritje e madhe për të.

sdhdjhdf.JPG

Mësohet gjithashtu se Dukesha i ka këshilluar atij aktivitetin fizik, duke i prezantuar yoga-n. Kështu ajo po e mëson atë të jetojë jetën në një mënyrë të shëndetshme, pasi kjo ndikon dhe në lumturinë e tij.

zdhdgyjf.JPG

Sipas burimeve nga ‘Revistawho.com’, ai ka filluar të pijë vetëm ujë mineral, ka hequr dorë përfundimisht nga cigarja dhe mesa duket Harry po ndihet më mirë. Ndryshimin e tij e kanë vënë re dhe miqtë, pasi janë shprehur se ai duket më i relaksuar dhe më i shëndetshëm.

dfhdghfg.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0029909610748291