INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jemi në një pauzë, mund të rikthehemi prapë bashkë ...' Roberti flet për herë të parë pas ndarjes nga Nora [FOTO]

'Jemi në një pauzë, mund të rikthehemi prapë bashkë ...' Roberti flet për herë të parë pas ndarjes nga Nora [FOTO]

Publikuar më: 21:29 01-11-2019

Në muajin gusht Robert Berisha konfirmoi publikisht ndarjen nga Nora Istrefi përmes një postimi në rrjete sociale. Ai u shpreh se kur dashuria mbaron është mirë që një çift të ndahen dhe se Norën do e respektojë gjithmonë si nënën e vajzës së tij. “Noriq të kam borxh gjithë jetën. Të uroj më të mirat”, e mbylli Roberti deklaratën e ndarjes, duke treguar se ai dhe këngëtarja do vazhdojnë të ruajnë raporte të mira.

Së fundmi ai është shfaqur për herë të parë në një intervistë televizive për të thënë diçka më tepër rreth kësaj ngjarje që shkaktoi jo pak bujë në media. Në intervistën për “Mirage” Roberti tha se me Norën e ndan vetëm vdekja, pasi ata të dy do të jenë përjetë prindërit e Renee.

“Vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd, kështu që gjithmonë do të jemi bashkë se kemi Renee-n dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë deri sa të plaket”, ka thënë Roberti. Ai nuk ka dashur të tregojë arsyet e ndarjes dhe ka shtuar se shpreson që gjithë çiftet që kanë probleme të vazhdojnë secili rrugën e tij dhe të ruajnë respektin për njëri-tjetrin. Roberti ka treguar se ndihet shumë i lumtur në çdo aspekt të jetës dhe është i fokusuar tek shëndeti, sepse nuk e ka aspak të lehtë jetën për shkak të angazhimeve të shumta në punë. Në fund këngëtari i ka habitur të gjithë duke thënë se me Norën nuk janë divorcuar zyrtarisht dhe se kjo mund të jetë një pauzë e mbase në të ardhmen rikthehen prapë bashkë. 

auto_Robert_berisha_dhe_nora_istrefi1489598133-e1572633644339-600x379.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211