INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jemi në vjeshtë, por po na duket si dimër! Mësoni për sa ditë do të vazhdojë ulja e temperaturave, ja si do jetë moti!

Jemi në vjeshtë, por po na duket si dimër! Mësoni për sa ditë do të vazhdojë ulja e temperaturave, ja si do jetë moti!

Publikuar më: 20:56 26-09-2018

Dimër në mes të vjeshtës!

Vera e zgjatur ka marrë fund dhe këtë të gjithë e kemi kuptuar para 24-orësh. Duke nisur që nga dita e martë, temperaturat janë ulur ndjeshëm duke shënuar edhe vlera ekstreme në vendet malore. Sipas Meteoalb, e marta, dita që shënoi zyrtarisht vjeshtën, u shoqërua me ulje drastike temperaturash, që kanë nisur me 5-6 gradë, të cilat kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Në zonat malore, ulja e temperaturave është ndier edhe më tepër. Ulja e temperaturave do të vijojë në mënyrë të theksuar edhe gjatë ditës së enjte, madje në zona të thella malore termometri do të zbresë edhe në 0 gradë C.

Megjithatë, fundjava do të jetë sërish e ngrohtë. E premtja dhe në vijim sjell sërish rritje të vlerave termike në të gjithë territorin.

Vjeshta e këtij viti, gjithsesi, parashikohet të jetë më e ngrohtë se vite më parë. Nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe stuhitë në ditë të veçanta.

Problematike paraqitet shpejtësia e erës gjatë pasditeve dhe gjatë natës. Shpejtësitë maksimale të erës, në zona të veçanta do arrijnë mbi 80 km/h, kryesisht në veriperëndim dhe luginën e lumit Drin.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156