INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jemi shokë të ngushtë!” Stresi rrëfen gjithçka që nuk kemi ditur për lidhjen e tij me Keisin (FOTO)

“Jemi shokë të ngushtë!” Stresi rrëfen gjithçka që nuk kemi ditur për lidhjen e tij me Keisin (FOTO)

Publikuar më: 15:28 19-11-2020

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur në showbizz për shkak të gjithë ulje-ngritjeve që ka kaluar marrëdhënia e tyre. Para pak kohësh mediat shkruan se ata të dy ishin ndarë, por i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” reperi i hodhi poshtë të gjithë zërat.
Ndërkohë sot ai ka ndarë një foto shumë të ëmbël me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin gjatë lidhjes. Ai ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”.

Reperi shprehet se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi.

str.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172