Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka dhënë mëngjesin e së dielës dorëheqjen pak ditë pas tërmetit shkatërrues. Dorëheqja e saj vjen pas deklaratës shokuese që bëri për mikrofonin e Top Channel, duke deklaruar se ishte e kënaqur me vetëm 50 viktima, se mund të kishte edhe më tepër.
Kjo ka qenë edhe arsyeja, të paktën zyrtarisht, që ajo ka dhënë dorëheqje.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkroi ajo në një postim në Facebook.