Anxhelina Hadërgjonaj shpesh u ka servirur fansave të saj edhe imazhe të nxehta, por këtë tatuazh askush nuk e kishte parë.
Edhe pse prej kohësh është vendosur në Amerikë për të jetuar, falë faktit që është aktive në rrjetet sociale, e bën që të ketë kontakt edhe me vendin e saj.
Këtë herë Anxhelina na seriviri një foto ndryshe ku për herë të parë tregoi detajin mes gjoksit. Një tattoo me tre shtata. Duket se ky është numri i saj i fatit të cilin e ka gdhendur në lëkurë dhe na e shfaq sa herë vesh dekolte. Të ketë vallë edhe ndonjë tatuazh tjetër të cilin duhet të presim të na e zbulojë? /intv.al/