INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jemi vendi me numrin më të lartë të bareve në botë, por ato po shkojnë drejt falimentimit[VIDEO]

Publikuar më: 09:25 25-02-2019

Shqipëria është shteteti, që ka numrin më të lartë të bar-kafeneve në botë në raport me numrit të popullsisë edhe krahasuar me Spanjën, që deri pak vite më parë mbante vendin e parë.
Por edhe ky biznes duket se po shkon drejt maturimit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë, se numri i lokaleve ka ardhur në rënie. Në vendin tonë ka patur 14.217 bar-kafe, por pas një vit u ulur me 4% apo me 602 kafene më pak. Hapja e bareve e kafeneve është një alternativë e lehtë biznesi.

Por tashmë të hapësh një bar duhet të mendohesh mirë. Konkurrenca është shtuar dhe nga linjat e bar-kafeve që kanë punuar për krijimin e markës, duke tërhequr klientelën nga lokalet tradicionale të lagjeve.
Në raport me popullsinë prej afro 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 640 bar-kafe për 100 mijë banorë ose 1 bar për 156 banorë. Në Europë, pas Spanjës që ka 600 kafene për 100 mijë banorë dhe Shqipërisë, që mban kampion, renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë, por dhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës.
Në Itali, ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Ndërkaqë në disa qytete të botës si Amsterdami ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetëm 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Me me numrin më të lartë është Seuli, Tokio dhe Rio De Janerio.

Article Logic
Execution time: 0.0017139911651611