Ben Affleck dhe Jennifer Garner vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën rezidencë.
Megjithatë, Daily Mail ka publikuar disa foto ekskluzive ku duket se shtëpia e dy aktorëve është gati gati e braktisur. Zona e pishinës, këndi i lojrave të 3 fëmijeve të tyre, kolltuqet në oborr janë në një gjendje të mjeruar çka lë të kuptohet se ndoshta shumë shpejt ata kanë në plan të shpërngulen në banesa të ndryshme. Aktualisht Ben jeton në të njëjtën rezidencë, por në një apartament të ndarë nga bashkëshortja e tij e 10 viteve, Jennifer. Veç divorcit, arsyeja pse Jen dëshiron ta ndërrojë shtëpinë sa më parë është sepse i kujton tradhëtinë e 43-vjeçarit me dadon e fëmijëve të tyre. Shtëpia e cila ka dalë në shitje për 45 milionë dollarë ende nuk ka pasur një bleres, çka ka sjellë që aktorët ta kenë të pamundur për momentin shpërnguljen.