INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni akoma single? Ja ku ta gjeni fajin dhe së shpejti 'unazë'

Jeni akoma single? Ja ku ta gjeni fajin dhe së shpejti 'unazë'

Publikuar më: 15:03 25-05-2018
Jeni akoma single? Nuk keni dashur vetë apo ka arsye pse nuk keni mundur të tërhiqni  personin e dashur? Sipas psikologëve ekziston një arsye pse shumë nga ne jemi akoma beqarë. Jeni duke sabotuar veten dhe s’po e kuptoni! 
Kjo është diçka që ne nuk e kuptojmë gjatë kohës që e bëjmë, por njerëzit  luajnë një rol të rëndësishëm në statusin e tyre romantik. 
Por ç’është sabotimi i vetes? 
 
Asgjë më tepër thjesht sjelljet tuaja e përditshme. Ka njerëz që bllokojnë çdo mundësi vetëm sepse mendojnë se nuk janë tërheqës. Pra nëse i thua botës që nuk je gati për një lidhje, çfarë pret? Sabotimi i vetes në qendër ka frikën dhe pasigurinë tek vetja.
 
A ju ka ndodhur të gjeni justifikime nga të gjitha llojet vetëm për të shmangur një takim? Të gjithë këtë e keni bërë vetëm për të mbrojtur veten nga lëndimi, apo nga frika e refuzimit.
 
Padashur, njerëzit e sabotojnë veten në 3 mënyra. Duke menduar se janë më mirë vetëm, ai/ajo do të më tradhtonte nëse lidhemi apo nuk kam kohë për këto punë. 
 
Tani që e mësuat e dini çfarë të bëni apo jo? Hapi i parë: Mësoni të doni veten! 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553