A ju ka ndodhur që të doni të lexoni një mesazh në WhatsApp të cilin e keni fshirë? Tashmë vjen një lajm i mirë nëse jeni penduar për një mesazh të fshirë. Për këtë, duhet të shkarkoni aplikacionin ‘Whats Removed’ i cili zbulon dhe ruan mesazhet e fshira, jo vetëm tekstet, por edhe audiot dhe fotot/videot.
Mirëpo tashmë kjo nuk është e vetmja zgjidhje. Për të bërë një gjë të tillë, përdoruesit thjesht duhet të fshijnë aplikacionin dhe ta riinstalojnë atë. Në momentin që hapet, zgjidhni opsionin që të rikthehen të gjitha komunikimet nga bisedat e arkivuara. Kjo gjë rikthen të gjitha mesazhet edhe ato që keni fshirë.