INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni besnikë apo tradhëtarë? E thotë shenja juaj e horoskopit

Jeni besnikë apo tradhëtarë? E thotë shenja juaj e horoskopit

Publikuar më: 14:34 18-04-2017

Disa shenja kërkojnё emocione tё reja ose duan të shohin dhe të përjetojnë atë që nuk e kanë.

Disa shenja tё tjera janë thjesht të pakënaqura me atë që ato e perceptojnë si një situatë aktuale negative dhe ndihen të vetmuar dhe të lënë pas dore. Shumë “tradhёtarё’ të mundshëm kanë probleme me vetëbesimin dhe kërkojnë njё person që i bën atë të ndihen tërheqës. Dhe ja ku po jua them: janё disa qё thjesht mund tё quhen tradhёtarё tё pёrhershёm me brirё.

Dashi- përshtatet mё tepёr me kategorinë e emocioneve tё forta. Dashёt janё shumё egoistё dhe kanë nevojë për vëmendje, por gjithashtu kanё edhe vet-vlerёsim tё madh pёr veten. Shumë flirtime ndodhin vetёm pёr arsye emocionale ose pёr tё parё se sa tё pranueshёm janё pёr tё tjerёt. Edhe pse janё shenjë zjarri, shumë Dash ia mbathin nga tёrheqjet emocionale tё ndaluara. Megjithatё, ata mund ta marrin nё konsideratё tradhёtinё, nёse mendojnё se partneri I tyrё ёshtё duke I tradhёtuar.


Demi është i njohur për besnikërinё e tij, por ashtu si Dashi, ai mund të tradhёtojё në qoftë se partneri është treguar i pabesë ose dyshohet se ka kryer njё tradhёti. Një situatë negative për Demin është kur ata marrin pak dashuri, shumё pak prekje dhe jo mjaftueshёm vëmendje. Kjo shenjё e dashur dhe e ndjeshme, tradhёton pёr tё plotësuar ndjenjën e vetmisë dhe neglizhencës.

Pёr Binjakët, epshi nuk është motivi pёr tё tradhёtuar, pasi tёrheqja intelektuale dhe bisedat intime janё mё joshese se sa marrёdhёniet seksuale. Pёr kёtё shenjё qё nuk lodhet kurrё, edhe emocionet e forta dhe dёshira pёr t'i provuar ato vazhdimisht, janё arsye qё mund ta çojnё kёtё shenjё drejt tradhёtisё. Gjithashtu, kur Binjakët ndihen tё lënë pas dore dhe të vetmuar, ata dalin nё kёrkim pёr njёrёz me interesa tё njёjta pёr tё kaluar kohën.

Gaforrja është një tjetër shenjë besnike, e prirur për udhëtime personale faji, kështu motivimi për të tradhёtuar nuk është i lartë. Nëse janё nё njё marrёdhёnie, shpesh pёrfshihen nё romanca dashurore, ku kanё rolin e tё nёnshtruarit. Fёmijёt e Hёnёs kanё probleme me vetëvlerёsimin dhe janë tepёr tё ndikueshëm në qoftë se kanë nevojë "tё mbushin “ boshllёqet, sa herё qё ndihen bosh.

Luani I guximshёm e adhuron emocionin e fortё. Luanët gjithashtu I pёrkasin kategorisё sё vetëvlerёsimit për shkak të nevojës për të qenë në qendër të vëmendjes. Njё pakicё janë tradhёtarё tё lindur. Meqёnёse ata mendojnё se janё dashnorёt mё tё mirё nё botё, duan edhe ta provojnё kёtё. Luani është veçanërisht I prirur për të pasur një krizë tё moshёs sё mesme, duke u tërhequr pas individëve simpatik të paktën 20 vjet më të rinj se Luanёt, sepse ata duan të ndihen tё rinj.

Virgjëresha është një tjetër tradhёtar potencial emocional. Në këtë këndvështrim, tradhёtia nuk është diçka fizik, por një çështje mendore. Dihet qё shenja e Virgjëreshës është e prirur qё t'i mbajё ndjenjat e fajit mё gjatё se shenjat e tjera. Arsyeja qё mund ta shtyjё kёtё shenjё drejt tradhёtisё, mund tё jetё fakti qё ata kanё provuar gjithçka pёr tё rregulluar marrёdhёnien e tyre dhe nga frustrimi kёrkojnё tё çlirohen nё njё tradhёti.

Peshorja pëlqen shumё qё tё kёnaqё tё tjerёt. Personat e kësaj shenje kanë parime të forta, instinkte tё shëndosha dhe i marrin angazhimet seriozisht, kështu që ata nuk janë në krye të listës sё tradhёtarёve tё mundshёm. Megjithatë, kjo është një shenjë që e ka të vështirë tё thotё JO dhe është një flirtues potencialisht i rrezikshёm. Peshoret kanё nevojë për dashuri dhe vëmendje. Ata fantazojnё dhe ёndёrrojnё pёr të gjetur dashurinё e pёrjetshme, kështu që nuk do ta marrin lehtё tradhёtinё e çastit.

Akrepat misteriozё dhe pasionantё, marrin një goditje tё rёndё, kur vjen puna për besnikërinё e tyre. Ata janё tmerrёsisht seksualisht joshёs dhe do tё akuzohen pёr mungesё besnikёrie, pavarёsisht nёse tradhёtojnё apo jo. Akrepat i pёrkasin kategorisё sё nevojёs pёr emocione tё forta dhe kёnaqёsisё pёr aktivitetet e ndaluara. Ata kanë nevoja tё mёdha fizike, tё cilat nuk mund t'i mbajnё gjithmonё nёn kontroll. Kjo është një shenjë tjetër qё i pёrgjigjet tradhёtisё sё partnerit me tradhёti, nё shenjё hakmarrje.

Shigjetari është një tjetёr shenjë zodiaku që ka nevojë për t'u ndjerë i emocionuar. Ata gjithmonё janё duke pyetur veten nёse diku nё horizont ёshtё njё dashuri tjetёr, apo njё aventurё pasionante qё tё merr frymёn. Ata mund tё futen nё telashe nёse njё shikim romantik apo njё flirtim i pafajshёm kalon cakun dhe i çon drejt diçkaje mё shumё. Ata i zё paniku kur pasioni merr njё formё mё tё rëndë, prandaj kjo është njё nga arsyet pse ata do të përpiqen për të bërë gjënë e duhur në një marrëdhënie serioze.

Pёr Bricjapin mungesa e respektit dhe e dashurisё ndikon drejtёpёrdrejtё nё vetëvlerёsimin e tij. Disa prejtyre e konsiderojnё zbulimin e seksit si diçka“ tё keqe”, por njёkohёsisht edhe emocionuese. Shumica e Bricjapeve, megjithatë, shumё shpejt zbulojnё se shqetësimi i tyre i vazhdueshёm, bёn qё aventuara tё pёrfundojnё pa nisur akoma. Kjo është një tjetër shenjë qё e pёrjeton shumё ndjenjёn e fajit dhe është shumë e aftë për të kontrolluar pasionin"e ndaluar" tё tyre.

Ujorёt kanё nevojë tё marrin shumë vëmendje dhe të ndihen të nevojshёm. Nё mё tё shumtёn e rasteve, Ujorёt janё ata qё tradhёtohen, për shkak se partnerët e tyre kanë nevojë për romancë. Ashtu si Binjakët, ata të përfshihen nё tradhёti intelektuale apo situata tradhёtie emocionale, në vend tё tradhёtive seksuale me bazё fizike.

Motivimi i Peshqve është vetëvlerёsimi. Ashtu si Luanёt, ata do të mund të joshen në një situate krize tё moshёs sё mesme. Kur ata e kuptojnë se jeta është e shkurtër, ata nuk duan të rriten mё dhe mund të pyesin veten, "Ku është magjia ?!" Dhe ashtu si Akrepat, Peshqit tërhiqen nga misteret dhe nga gjërat e ndaluara. Duke qenё pёrgjithmonё romantikё, ata mund të ndiejnё një si hallakatje të nxehtë pёr dikë qё sapo e kanё njohur, duke menduar se ёshtё fati i tyre i ri.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494