INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni dëshpëruar ndonjëherë aq sa donit të vetëvriteni? Instagram do t’ju pengojë në këtë mënyrë

Jeni dëshpëruar ndonjëherë aq sa donit të vetëvriteni? Instagram do t’ju pengojë në këtë mënyrë

Publikuar më: 08:25 21-05-2019

Nëse keni menduar ndonjëherë të vetëvriten apo keni dëgjuar për ndokënd, instagram do t’ju ndihmojë që të mos e çoni jetën dëm. Organizatat për parandalimin e vetëvrasjeve ju rekomandojnë të telefononi shërbimet e urgjencës për ndihmë.

Ekspertët rekomandojnë që në rastet kur miqtë tuaj nuk janë në rrezik të menjëhershëm, mund të bëni raportim në rrjetet sociale dhe të kontaktoni personin e ta ndihmoni të marrë ndihmë.
Lektorja e sociologjisë mjekësore në Universitetin e Bristol, Dr Lucy Biddle, e cili ka hulumtuar rreth përdorimit të internetit në lidhje me vetëvrasjet tha se shumë platforma të mediave sociale do të arrijnë tek përdoruesit që shkruajnë apo bëjnë postime vetëvrasëse.
E më pas kanë folur dhe ekspertët e Instagrami që kanë treguar hapat që vijnë në ndihmë përmes këtij rrjeti social: "Ne kemi një përgjegjësi të thellë për t'u siguruar që njerëzit që përdorin Instagramin të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Si pjesë e përpjekjeve tona, ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përdorin mjetet tona të raportimit dhe të kontaktojnë shërbimet e emergjencës nëse shohin ndonjë sjellje që vendos sigurinë e njerëzve në rrezik."
Ndaj për të raportuar, mund të shtypni lehtë mbi ikonën me tre pika dhe pastaj përzgjidhni "raport", të shoqëruar me "është e papërshtatshme" ose "vetë-dëmtuese".

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428