INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni ende në kohë për të patur trupin perfekt veror: Disa ‘hile’ për një bark të sheshtë!

Jeni ende në kohë për të patur trupin perfekt veror: Disa ‘hile’ për një bark të sheshtë!

Publikuar më: 19:46 06-05-2019

Dhjami dhe barku i fryre është ai që bezdis më shumë gra e burra, sepse është shumë jo estetik. Ka megjithatë disa mënyra për të shpëtuar prej tij.

Filloni me heqjen e kripës; OBSH rekomandon të merren vetëm 5 gramë në ditë ; dihet që ajo e mban ujin në organizëm kur përdoret me tepri.

Mos hani çamçakëz; ky zakon shkakton fryrje të barkut dhe kaloni më shumë ajër sesa kur përtypeni zakonisht.

Kontrolloni situatën hormonale: fryrja e barkut është një pasojë e ndryshimeve hormonale; të ushqyerit e shëndetshëm dhe ushtrimet janë fizike janë mënyra më e mirë për të rikthyer ekuilibrin.

Mos e “rëndo dorën“ me zarzavatet e familjes crucifere, si lulelakra, brokoli apo lakrat, sepse shkaktojnë gazra.

Duhet të flini mirë dhe mjaftueshëm; sikur dhe një gjysmë ore gjumë të humbni, rrezikoni shëndoshjen e ai dhjamë, me shumë mundësi do të përfundojë tek zona e barkut.

Pi ujë, sepse ndihmon hidratimin dhe eliminimin e ujit të tepërt në organizëm.

Përmirëso qëndrimin; mbaje trupin drejt, sepse kur lëshohet, dhjami akumulohet më lehtë në bark.

Vish të brendshme që e mbledhin barkun, sepse ndihmojnë dhe në rimodelim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389