Snapchat është shndërruar në një mënyrë të mirë jo vetëm për të publikuar foto personale por edhe për të promovuar filmat e rinj.
Të paktën këtë mënyrë kanë zgjedhur marketierët e serialit televiziv “American Horror Story”, të cilët për të mbajtur gjallë kureshtjen e fansave, sollën disa teaser-a të këtij produksioni. Siç edhe këto video tregojnë, ky realizim kinematografik do të publikohet në shtator të këtij viti dhe shënon kështu sezonin e 6 të tij. Me pak fjalë “American Horror Story” vazhdon historinë e saj të suksesit!