Tayna është duke i shijuar pushimet verore pas një verë të ngarkuar me mbrëmje të shumta muzikore. Reperja në profilin e saj në ‘Instagram’, ka publikuar fotografi të ndryshme ku shihet mjaft e nxehte në bikini.
Por në një ndër postimet e fundit ajo na ka prezantuar me prinderit e saj.
“Unë jam edhe vajza edhe djali i tyre”, ka shkruar ajo në këtë foto.
Vëmendje marrin nëna e babai i saj, dyshja duken mjaft të rinj dhe në top formë. Epo tani nuk kishte si të dilte ndryshe edhe Tayna, genet 'flasin vetë'./intv.al/