INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni fiksuar që të keni një Iphone Xs? Kujdes ekspertët tregojnë problemet që do të hasni...

Jeni fiksuar që të keni një Iphone Xs? Kujdes ekspertët tregojnë problemet që do të hasni...

Publikuar më: 08:43 29-09-2018

Me siguri ju mezi keni pritur që iPhone XS dhe iPhone XS Max, por ja që mesa duket edhe për këto versione nuk kanë munguar problemet gjatë testeve të fundit të zhvilluara.

Ka të bëjë me bateritë e të dy iPhone-ëve të ri, pasi CNBC dhe PhoneArena e kanë përshkruar në rezultatet e tyre si “bateri tepër të ngadalshme”.

PhoneArena sjell numrat në mënyrë të detajuar, duke zbuluar se ngarkimi nga rezerva në të plotë me ngarkuesin e iPhone XS merr 3 orë e 5 minuta, ndërsa iPhone XS Max merr 3 orë e 29 minuta – pothuajse gjysmë dite pune.

“Kjo është gati kriminale në krahasim me shumicën e Androidëve, ngarkuesit e shpejtë të të cilëve vijnë në kutinë e pajisjes dhe nuk kërkojnë që të paguani 68 $ shtesë për privilegjin”, konkludon Daniel Petrov, nga PhoneArena.

Apple shet ngarkuesin e tyre të shpejtë USB-C në 49 dollarë dhe kablloja e nevojshme USB-C me një metër gjatësi kushton 19 dollarë. Për më tepër, edhe me ngarkuesin e tyre të shpejtë, Tom’s Guide ka treguar se shpejtësia e ngarkimit mbetet prapa rivalëve më të lirë, si OnePlus dhe LG.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998