Pas një periudhe pauze, këngëtari romantik Ed Sheeran është rikthyer jo me një, por me dy këngë të reja.
Mesnatën e kaluar ai lajmëroi në Twitter publikimin e këngëve nëpërmjet një postimi.
“Kam punuar shumë fort për këtë material të ri dhe shpresoj të jeni po aq të ekzaltuar sa dhe unë.”-u shpreh 25-vjeçari. E sigurtë që “Castle on the Hill” dhe “Shape of you” do të zënë vend në listën e këngëve tuaja të preferuara.