Këtë verë Tirana vjen me muzikë të mirë. Pas koncerteve me emra të njohur si Rita Ora, Ermal Meta e të tjerë, më 28 qershor atyre u bashkangjitet një tjetër emër i njohur i muzikës, Ayo. Këngëtarja pritet të performojë në Amfiteatrin pranë Liqenit Artificial me hitet e saj ndër vite. Ndër këngët e saj më të dëgjuara janë "Doën On My Knees", "Technology", "Rolex" etj. Bileta kushton 2300 lekë të reja dhe gjendet në çdo zonë të amfiteatrit.