INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni gati? Ja kur do të shfaqet filmi i parë horror shqiptar  [FOTO]

Jeni gati? Ja kur do të shfaqet filmi i parë horror shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 09:58 13-09-2017

“Bloodlands” - (Tokat e përgjakura), me siguri ishte filmi i zhanrit horror që i kishte munguar publikut shqiptar.

Ajo do të vijë mjaft ndryshe nga tematikat e përhershme që trajtonin filmat shqiptarë.

E gjitha nis me dramën e një familjeje shqiptare. Një grua e thjeshtë  dhunohet, mbtetet shtatzënë dhe dëbohet në mal nga banorët pasi e quajnë shtrigë. Dhe ashtu siç mbetet, e lënduar nga dëbimi ajo vendos të shdnëerrohet vërtet  në një shtrigë. Dhe këtë e bën me një arsye…të martrë hak për të gjithë ata që i shkaktuan dhimbje.  Skenarist  dhe regjisor i filmit është Steven Kastrissios i cili u lidh me producentët shqiptarë përmes aktorit shqiptaro-australian , njëkohësisht dhe producent i filmit, Dritan Arbana. Pjesë e këtij filmi do të jenë aktorët: Suela Bako, Gëzim Rudi, Emiljan Palali, Alesia Xhemalaj, Ilire Vinca, Florist Bajgira, Dritan Arbana.

Në shkurt, filmi u paraqit në festivalin më të rëndësishëm të filmit horror në Skoci, “Frighfest” ku u vlerësua si një prej 3 filmave më të mirë të festivalit. Ndërsa me 22 shtator, do të ketë premierën e tij në Shqipëri. 

42d69d1353799e415914e890963a4487.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492