INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni gati për marijuanën speciale të Wiz Khalifa-s?

Jeni gati për marijuanën speciale të Wiz Khalifa-s?

Publikuar më: 13:15 05-02-2016

Ai gjithmonë ka qenë një mbështetës i madh i legalizimit të kanabisit.

Tashmë reperi Wiz Khalifa ka vendosur të çojë më tutje kauzën e tij, duke lajmëruar se ka lidhur një marrëveshje me një kompani prodhuese të marijuanës në Colorado, për krijimin e një linje të re produktesh shoqëruese. "U bënë vite që po përpiqemi t'i perfeksionojmë këto produkte" ka thënë Wiz teksa është shprehur i entuziasmuar për bashkëpunimin me kompaninë RiverRock. Në fakt autori i hitit "See You Again" ka vite që ka nisur "fushatën" e tij, duke postuar shpeshherë në Instagram foto duke tymosur sasi të mëdha marijuane. Madje sipas Forbes, albumi i ri i Wiz Khalifa-s përflitet se do të quhet "Rolling Papers 2: The Weed Album"...dhe kjo e fundit besojmë nuk ka nevojë për përkthim!

 

Article Logic
Execution time: 0.0040080547332764