INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni gati për udhëtimin e rradhës? Ndiqni këto këshilla më parë

Jeni gati për udhëtimin e rradhës? Ndiqni këto këshilla më parë

Publikuar më: 17:19 25-06-2017

Të udhëtuarit mund të jetë i ndërlikuar, por jo detyrimisht gjithnjë.

Nëse udhëtoni një herë në vit apo një herë në muaj, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh. Duke filluar me planifikimin e udhëtimit, te të mbajturit të rrobave pa rrudhosur apo gjetja e destinacionit nëpërmjet navigatorit, ka një sërë këshillash dhe mënyrash për ta bërë gjithçka shumë herë më të lehtë për udhëtimn tuaj.

Prenotimi i udhëtimit?

Kur kërkoni hotelin online apo kur prisni biletën, pjesa më e madhe e njerëzve kontrollojnë nëse faqja është mjaftueshëm e sigurt sa për të futur të dhënat personale. Megjithatë, a e dinit që kompanitë e udhëtimit ju tarifojnë më shumë nëse kuptojnë që keni kontrolluar edhe në faqe të tjera? Kështu që herën tjetër sigurohuni që kërkimet tuaja t’i bëni nëpërmjet përdoruesit incognito në browser.

Ju nevojitet GPS? 

Nesë gjendeni duke ecur dhe nuk doni ta shpërdoroni internetin tuaj ndërkohë që nuk siguroni dot lidhje me Wi-Fi, ka një taktikë të Google Maps për t’ia dalë. Thjesht zmadhoni vendodhjen dhe klikoni “OK Maps.” Zona që ndodhet në ekran do të ruhet për ju që të mund ta rishihni më vonë.

Përzgjedhja e sediljeve? 

Nëse po udhëtoni me një kompani fluturimesh që ju kërkon të përzgjidhni sediljet në fillim, për dy persona zgjidhni atë pranë dritares dhe atë pranë korridorit pasi është pothuasje e pamundur që dikush të zgjedhë sediljen e mesit me vetëdije. Në këtë mënyrë do ta keni të gjithë vendin për vete.

Veshjet e rrudhosura? 

Nëse keni ndonjë element të garderobës që gjithnjë rrudhoset kur udhëtoni, provoni ta palosni teksa vendosni pas çdo hapi kartopeceta. Kini parasysh që të tilla veshje duhen vendosur në krye pasi pesha e rrobave të tjera mund t’i rrudhosë. 

Lëngjet?

Që të mos rrezikoni që ndonjë shishe të hapet dhe ta derdhë lëngun nëpër rroba vendosni një mbështjellëse plastike në grykën e shishes përpara se të mbyllni tapën. Për çdo rast bëni mirë ta vendosni në një çantë hermetike më pas.

Paketimi i kabujve? 

Për shembull kufjet mund t’i vendosni në një çantë syzesh që të mos ngatërrohen dhe kështu nuk do të zënë aspak vend në çantë.

Ju nevojitet Wi-Fi?

Ndërkohë që po ecni vërdallë në disa vende do të gjeni Wi-Fi falas por në disa të tjera do të kenë fjalëkalim për të. Në këtë rast bëni mirë të përdorni një aplikacion si FourSquare ose Yelp për të parë nëse përdorues të tjerë kanë postuar fjalëkalimin.

Bebe me vete? 

Të udhëtuarit me një fëmijë me vete nuk është gjëja më e rehatshme, veçanërisht kur është foshnjë dhe ka shumë nevoja të ndryshme. Që t’i lironi paksa duart bëni mirë të investoni në një shtrat të vogël të montueshëm në avion.

Keni dokumenta të rëndësishëm me vete? 

Të humburit të pashaportës apo patentës ndërkohë që udhëtoni mund të jetë ndër ndjesitë më të këqija që njeriu përjeton në jetë. Bëni mirë të skanoni dokumentat më të rëndësishëm diku përpara se të niseni në mënyrë që të dilni disi nga situata.

Po ju bie bateria?

Për të ruajtur sa më shumë bateri ndërkohë që e keni të pamundur ta karikoni telefonin diku, vendoseni në gjendjen e aeroplanit deri sa të gjeni një mënyrë për ta karikuar.

Po udhëtoni jashtë shtetit?

Ka shumë gjëra që funksionojnë ndryshe në vende të ndryshme të botës. Si fillim sigurohuni që të merrni një adaptues të përshtatshëm për prizat e vendit ku po shkoni.

Nxitoni? 

Evitoni rradhët me fëmijë të vegjël të cilët kërkojnë kohë të kalojnë në kontrollet e aeroportit.

Konvertimi i parave?

Nëse po shkoni në një shtet tjetër, gjasat janë që t’ju duhen para cash. Megjithatë, nëse nuk keni informacion si konvertohen paratë, mund të përfundoni me më shumë para në duar nga sa do të ishtë e rehatshme. Përpara se të niseni në një udhëtim shkarkoni një aplikacion për konvertimin e parave dhe evitoni qendrat e shkëmbimit në aeroporte sepse ju tarifojnë ekstra për shërbimin.

Biletat e avionit?

Sipas ekspertëve, ka një kohë shumë të përshtatshme për të blerë biletën e fluturimit. Mirë do të ishte ta kryenit blerjen 6 javë përpara për të kapur një çmim të arsyeshëm. Në varësi të vendit ku jetoni, mund të ketë më shumë se një aeroport kështu që studioni ofertat.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656