INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni kuriozë për të dashurin e Ema Andreas? Zbuloni detajet e pathëna më parë...[FOTO]

Jeni kuriozë për të dashurin e Ema Andreas? Zbuloni detajet e pathëna më parë...[FOTO]

Publikuar më: 18:02 28-01-2018

Nuk dihet se kur ndodhi ndarja pas pesë vitesh nga kuratori Klod Dedja dhe nisja e një historie të re me piktorin si Eldon Luarasi, por një gjë është e sigurtë, që gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Mbyllja e një historie dashurie dhe nisja e një tjetre të re kanë ndodhur sa hap e mbyll sytë për aktoren Ema Andrea, duke qenë se ajo në fund të nëntorit u pa pranë Dedjas si bashkëpunëtorë në shfaqjen “Nëna dhe fëmija”.

E vetëm disa ditë më vonë, diku mes dhjetorit, miq të saj të afërm folën për një lidhje të re të Emës me piktorin e portreteve, Luarasin.

Ishte pikërisht Eldoni, i cili postoi në “Facebook” pjatën e preferuar që kishte gatuar me Emën, rezultatin e së cilës e postoi me statusin:

“Rezultati i bashkëpunimit me të dashurën. Kush gatuan, kush shijon. Kohët kanë ndryshuar”. Me këtë status donte të thoshte se e përkëdhelura në këtë rast ishte Ema, e cila shijon gatimet e të dashurit.

E përveç komentit të saj, nuk vonoi një pyetje e një miku të tij: “Pse, ke të dashur ti?”. Kështu nisi dhe të zbulohej kjo histori e re dashurie mes artistësh, që tashmë ka marrë miratimin e familjeve përkatëse duke përfshirë edhe vajzën e Emës, Sara Kapon.

Eldoni, në profilin e tij, duket madje që e mbështet të bijën e së dashurës (nga martesa e saj që përfundoi me divorc), duke shpërndarë në “Facebook” klipin e parë të Sarës, ku ajo performon si këngëtare.

Ema Andrea, dy muaj lidhje, kush është artisti që e fotografon nudo “N’barkun tem me ardh agu, duket se ke prit”, është një prej diçiturave të piktorit Eldon Luarasi sipër nudos artistike të aktores së njohur, Ema Andrea.

Nëse hyn në profilin e Luarasit në “Facebook”, nuk është aspak e vështirë të dallosh Emën e nudove sensuale, foto që ai ka ndarë me miqtë me diçitura plot dashuri e romancë.

Ata kanë vetëm dy muaj të lidhur dhe duket sikur kanë një jetë bashkë…(huazuar nga GazetaPanorama)

sergfq.PNG

dgwa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484