INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni kuriozë të dini çfarë tregojnë pjesët e trupit për karakterin tuaj? E mësoni tani!

Jeni kuriozë të dini çfarë tregojnë pjesët e trupit për karakterin tuaj? E mësoni tani!

Publikuar më: 18:26 17-08-2020


A e dini se pjesë të trupit tonë mund të zbulojnë shumë për ne?


Nëse mendoheni pak më mirë, ne luajmë role të ndryshme çdo ditë, në mënyrë që të përshtatemi më mirë në shoqëri. Nëse doni të zbuloni disa gjëra në lidhje me një person pa monitoruar sjelljen e tyre, janë realizuar hulumtime që vërtetojnë se fytyra, flokët dhe sytë mund të zbulojnë emocionet e vërteta.

Flokët

Ngjyra e flokëve tuaj është një faktor i rëndësishëm në personalitetin tuaj. Sipas disa studimeve, personat që kanë flokë biond janë plot vetëbesim, dhe i njëjti hulumtim tregon se ngjyra e flokëve shoqërohet edhe me inteligjencën.

Fytyra

Njerëzit shprehjet e fytyrës të të cilëve tregojnë se si ndjehen, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mësojnë të kontrollojnë emocionet e tyre, pasi ata janë të lehtë ‘për t’u lexuar’. Njerëzit që kanë një fytyrë të ngushtë janë shpesh ata të cilëve ua falim besimin tonë, pasi që ndjehemi të qetë me ta. Gënjeshtarët konsiderohet se kanë një fytyrë të rrumbullakët.

Sytë

Njerëzit me sy blu raportohet se nuk janë njerëz të fortë fizikisht dhe mentalisht pasi kjo ngjyrë zbulon emocione të mëdha që shpesh bien ndesh me veten e tyre.

Veshët

Ekspertët thonë se ka më shumë se 50 forma të veshëve. Në rast se pjesa e sipërme e veshit është më e gjatë se ajo e poshtme, personi është mjaft inteligjent. Nëse veshët janë të drejtë, bëhet fjalë për një person krijues. Veshët e lakuar tregojnë se personi është i etur për vëmendje.

Article Logic
Execution time: 0.0036392211914062