INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni lodhur nga zënkat në çift? Ja si të përmirësoni lidhjen

Jeni lodhur nga zënkat në çift? Ja si të përmirësoni lidhjen

Publikuar më: 10:22 05-06-2017

Këshilla të vlefshme...

Mbajeni romancën gjallë
Më gjithë ngarkesën që ka një çift normal gjatë ditës, është e thjeshtë të harrosh gjestet e vogla që e bëjnë partnerin të lumtur. Ajo që shumë çifte nuk kuptojnë është se nuk duhet shumë për ta arritur këtë. Thjesht kujtohuni herë pas here të bëni veprime të vogla që e bëjnë partnerin të ndihet i dashur dhe i vlerësuar.

Fikeni Smartphone-in
Nëse jeni të gozhduar para Facebook gjatë kohës që hani darkë, është koha për ndryshime. Një studim ka zbuluar se 1160 çifte të martuar kishin një lidhje të zhdrejtë midis përdorimit të rrjeteve sociale dhe lumturisë në çift.

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë
Ju duket se nuk kaloni kohë bashkë. Të shkoni në krevat në të njëjtën kohë do t’ju ndihmojë. Ndonjëherë dhoma e gjumit mund të jetë i vetmi vend ku mund të jeni vetëm. Por edhe nëse jeni nga ata që flenë shumë vonë, prisni deri sa partnerin ta zërë gjumi dhe rikthehuni tek letrat e Anabel.

Kujtoni momente komike nga e shkuara
Ndonjëher kujtimet më të bukura janë ato më qesharaket. Çiftet që kujtojnë kohët kur kanë qeshur sëbashku kanë tendencën të ndjejnë më shumë kënaqësi në një lidhje, ka zbuluar një studim. Kjo nuk vlen vetëm për të qeshurën, por për momentet pozitive në përgjithësi.

Stërvituni sëbashku
Aktiviteti fizik mund të ndikojë në shtimin e dëshirës seksuale. Endorfina e çliruar gjatë stërvitjes stimulon këto dëshira.

Kërceni para darkës
Çiftet që vazhdimisht provojnë gjëra të reja, ndihen më mirë në lidhjen e tyre. Kjo nuk kërkon domosdoshmërisht aktivitete ekstreme si hedhje me parashutë. Aktiviteti duhet thjesht të jetë dicka e re që të zgjasë të paktën 7 minuta.Kërcimi është shumë i këshillueshëm.

Bëni dashuri në një vend tjetër
Provoni të bëni dashuri në një dhomë të shtëpisë ku nuk e keni bërë kurrë, kjo do t’i bëjë gjërat pak më interesante. Ose edhe diku tjetër, jashtë shtëpisë tuaj.

Përqafohuni
Veprimet joseksuale si përqfimi ose shtrëngimi i duarve janë po aq të rëndësishme sa seksi për ta mbajtur lidhjen tuaj të shëndetshme. Sa më shumë të prekeni, aq më rehat do ndiheni me njëri-tjetrin.

Bëni pyetje të reja
Si një çift, ju normalisht diskutoni më shumë për punën, fëmijët ose miqtë. Kur ka qenë hera e fundit që e keni pyetur partnerin për interesat e tij. Kini parasysh që një person ndryshon mendime me kalimin e kohës.

Falenderoni
Kujtohuni për diçka që partneri ju ka ndihmuar të bëni dhe thuajini “faleminderit” për atë. Ju mësoheni aq shumë me partnerin sa ju duket sikur ai DUHET t’i plotësojë kërkesat tuaja. Mos harroni të falenderoni kur ju ndihmojnë me punët e shtëpisë apo diçka tjetër. Ka më shumë rëndësi nga ç’mendoni.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721