INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni mbipeshë? Ja si ta kompensoni atë

Jeni mbipeshë? Ja si ta kompensoni atë

Publikuar më: 12:07 31-05-2018

Kushdo që kryen aktivitet fizik të rregullt mund të kompensojë mbipeshën.
Studimi i kryer midis 90 mijë femrave , rezultoi se ato që kryenin regullisht stërvitje edhe pse ishin mbipeshë, jo vetëm që gëzonin shëndet të mirë, por propabiliteti për t'u prekur nga presioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti i tipit 2 ishin më të ulëta. Ndërkohë për femrat që nuk merren me stërvitje apo aktivitet fizik, rreziku për tu prekur nga këto sëmundje është më i lartë. Madje sipas studimit ato janë më të riskuara edhe për prekje nga ataku kardiak ose goditja në tru nëse janë mbipeshë .

Përqëndrimi i madh i yndyrnave në trupat e shëndoshë do të ishte i dëmshëm nëse faktorët e tjerë metabolikë siç janë presioni i gjakut dhe diabeti janë mbi kufijtë e rekomanduar.
Çdo femër që do të kryejë stërvitje të rregullt mund të kompensojë mbipeshën.
Studiuesit gjermanë, të cilët studiuan më shumë se 90.000 gra të grup-moshës 35 deri në 55 vjeç, thanë se femrat mbipeshë, por që janë të shëndetshme metabolikisht ende, ishin 50 % më të rrezikuara  nga sëmundjet kardiovaskulare.

Profesor Matthias Schulze, nga Instituti gjerman për të ushqyerit njerëzor, tha: 'Obeziteti metabolik i shëndoshë nuk është një kusht i padëmshëm, madje edhe gratë që mbeten të paprekura nga sëmundje metabolike për dekada me radhë, përballen me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare'.
Sipas ekpertëve një metabolizëm i shëndetshëm nuk do të thotë se nuk prekesh nga sëmundje, prandaj ata sugjerojnë ushtrimin e aktiviteteve fizike. Gratë me probleme në metabolizëm, por me peshë noramale kishin gjasa dy herë më shumë për sëmundje kardiovaskulare sesa gratë me peshë pak më të lartë, por me metabolizëm te rregullt. Ndërkohë, tek gartë shumë mbi peshë, problemet dhe rreziqet e mëdha i përfshijnë të gjitha.

 
 aktiiii.jpg
 
 
aktiiiiii.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498