INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni ndarë? Ja si mund t’a kaloni më shpejt

Jeni ndarë? Ja si mund t’a kaloni më shpejt

Publikuar më: 15:32 08-04-2019

Ndarja e një çifti është një gjithnjë një proces mjaft i vështirë për t’u kaluar. Por sipas “Cosmopolitan” janë disa hapa që duhen ndjekur për t’a bërë sa më të lehtë përfundimin e marrëdhënies.

1-‘Block’, ‘Mute’ apo ‘Unfollow’. Duhet të bëni të pamundurën që ta mbani larg nga jeta juaj ish-partnerin. Hapi i parë është t’a hiqni nga rrjetet sociale.

2-Nëse kjo histori ka marrë fund duhet patjetër të shkëpusni menjëherë çdo lidhje me të. Përpiquni të mos e zvarrisni gjatë këtë vendim.

3-Përqipuni t’a mbushni ditën me aktivitete të tjera dhe të mos fokusoheni tek ndarja.

4-Do të ishte mirë të mos e linit pas dore aktivitetin fizik apo edhe ushtrime të ndryshme. Kjo jo vetëm do ju bënte të ndiheshit mirë fizikisht, por edhe emocionalisht.

5-Socializohuni sa më shumë. Përpiquni të nisni të krijoni miqësi të reja dhe qenë më tepër aktiv sa i përket jetës tuaj sociale.

6-Kujdes me njohjet e reja. Në çastin që sapo jeni ndarë nuk është e këshillueshme të kaloni direkt në një lidhje tjetër.

7-Nxirreni dhimbjen tuaj, por pa përfshirë gjithë jetën tuaj. Nëse ju duhet ta nxirrni atë çka ndjeni nuk ka asgjë të keqe, por më pas duhet ta mblidhni veten.

8-Përpiquni të mësoni me vetminë. Përpara se ju të krijoni një lidhje tjetër duhet që të gjeni qetësinë me veten tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174