INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni ndarë nga i dashuri dhe ndiheni çuditshëm SINGLE? Ja 10 arsye sepse është më mirë të mos jesh në një lidhje

Jeni ndarë nga i dashuri dhe ndiheni çuditshëm SINGLE? Ja 10 arsye sepse është më mirë të mos jesh në një lidhje

Publikuar më: 16:52 05-02-2019

Të gjithë ne duam të ndjejmë dashuri dhe do të ishim të gatshëm të sakrifikonim edhe lumturinë tonë për hir të dashurisë.

Ndonjëherë kjo gjë është tepër e dëmshme për zhvillimin personal. Për më tepër vitet e beqarisë konsiderohen si vitet më produktive. Më poshtë ju sjellim sipas “The Bright Side”, arsyet se të jeni ‘single’ është më mirë se të jeni në një lidhje:

1-Mund të bësh çfarëdolloj gjëje që dëshiron.

Ata që kanë qenë në një lidhje për një kohë të gjatë e kuptojnë këtë më mirë se të tjerët. Ju keni lirinë tuaj dhe mund të bëni çdo gjë që doni dhe askush nuk do t’iu fajësojë për zgjedhjet tuaja.

2-Nuk sakrifikoni rehatinë.

Pasi përfundoni një ditë të lodhshme në punë ju nuk keni përse filloni të ziheni apo të mendoni se çfarë do të gatuani.

3-Jeni më tërheqës.

Personat në një lidhje zakonisht e lëshojnë veten e tyre duke shtuar në peshë ose duke mos mbajtur në formë ‘look-un’ e tyre. Vetmia ju jep mundësinë të fokusoheni më tepër tek vetja juaj.

4-Mbani kontakte me miqtë tuaj.

Beqaria ju jep lirinë të shoqëroheni me miqtë tuaj sa herë dëshironi dhe askush nuk do t’iu bëjë moral për këtë gjë.

5-Organizoni ditën sipas dëshirës suaj.

Kur jeni vetëm ju mund të skeduloni aktivitetet e ditës sipas dëshirës dhe kohës tuaj.

6-Jeni më të relaksuar.

Beqaria ju jep qetësinë që ju nevojitet. Lidhja dhe ndjenjat ju bëjnë më të stresuar dhe të shqetësuar në lidhje me partnerin.

7-Jeni produktiv.

Kur jeni vetëm e gjithë vëmendja juaj përqendrohet tek ju dhe puna juaj. Në vend që të rrini duke biseduar me partnerin ju fokusoheni më shumë tek puna që keni.

8-Ju keni prioritetet tuaja.

Ata që janë në lidhje duhet të marrin dhe mendimin e partnerit rreth një aktiviteti që dëshirojnë të bëjnë. Ndonjëherë ata nuk bien dakort, prandaj beqaria është më e nevojshme në këtë rast.

9-Ruani energjinë tuaj.

Vetmia ju ndihmon të ruani energjinë tuaj në vend që ta harxhoni atë duke u marrë me partnerin apo me zënkat me ta.

10-Keni mundësinë të kuptoni se kush jeni ju në të vërtetë.

Vetmia ju jep kohën e duhur që ju të analizoni jetën dhe veten tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205