Seria e filmave të “Agjentit 007” me personazh kryesor agjentin James Bond janë vlerësuar për realizimin e skenave dhe paraqitjen e historive të botës së spiunazhit në kinematografi.
Regjisori Danny Boyle do të drejtojë realizimin e filmit të ri i cili sipas burimeve do të prezantohet në publik në datën 9 nëntor 2019 raporton TheSun.
Në fund të këtij viti filmi do të nise xhirimet dhe protagonist kryesor do të jetë aktori Daniel Craig i cili do të paraqesë realizimit e 25-të në historinë e personazhit të agjentit James Bond.
Para disa kohësh ai ka shprehur edhe dëshirën për të punuar me kastin më parë, por mendon se koha e përshtatshme është tani dhe ai është më gati dhe shumë i emocionuar që do të jetë pjesë e suksesit të radhës të sagës së filmit 007.