INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni pa të dashur? Ja si ta gjeni shpirtin binjak në vitin 2018 bazuar në shenjën tuaj të horoskopit...

Jeni pa të dashur? Ja si ta gjeni shpirtin binjak në vitin 2018 bazuar në shenjën tuaj të horoskopit...

Publikuar më: 14:59 26-12-2017

Dashi (21 mars – 19 prill)

Duke njohur personin ideal që ju dëshironi.

Në vitin 2017, ju u dashuruat me njeriun e gabuar dhe ndoqët verbërisht zemrën tuaj derisa ishte tepër vonë. Në Vitin e Ri, premtojani vetes se do t’i mendoni gjërat në mënyrë më racionale përpara se të filloni një histori të re.

Demi (20 prill – 21 maj)

Duke besuar në ndjenjën tuaj.

Në vitin 2017, ju jeni ndjerë si “të paralizuar” dhe e kishit shumë të vështirë t’i hapnit zemrën një personi të ri në jetën tuaj. Ju e shikonit dashurinë si një risk që nuk ishit në gjendje ta ndërmerrnit. Në Vitin e Ri, premtojani vetes se do e dëgjoni zemrën tuaj, sepse për dashurinë gjithmonë ja vlen të rrezikosh.

Binjakët (22 maj – 21 qershor)

Merruni me veten tuaj.

Në vitin 2017, ju ishit mbërthyer në një rutinë dhe përditshmëri dhe kjo përbënte pengesën kryesore dhe më të madhe, për të arritur atë që vërtetë dëshironit. Ju mendonit se e dinit shumë mirë cfarë donit, por keni refuzuar të largoheni nga zona tuaj e rehatisë. Në Vitin e Ri, premtojani vetes se do të jeni më shumë të gatshëm të punoni për veten tuaj, të përballeni me sfidat dhe kështu do të gjeni dashurinë brendajush.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Merrni risqe të reja.

Në vitin 2017, ju keni qenë i zhytur në kujtimet e së kaluarës dhe keni refuzuar të jetonit të tashmen. Në Vitin e Ri, përqafojeni plotësisht të tashmen, besoni në gjykimin tuaj të mirë dhe më e rëndësishmja besoni në ndjenjën tuaj.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Bëhuni më të vetëdijshëm

Në vitin 2017 ju ndoqët zemrën tuaj dhe si rezultat u përhumbët në dicka për të cilën nuk ishit gati. Ju u fokusuat më shumë në ndjenjat tuaja, në vend që ta shikonit tablon e plotë të situatës dhe si ishte me të vërtetë. Në Vitin e Ri, jini më të vetëdijshëm për rrethin tuaj shoqëror dhe mos besoni shumë lehtë derisa koha dhe përpjkjet të vërtetojnë sinqeritetin e dikujt dhe të zbulojë qëllimin e tyre të vërtetë.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Përpiquni të jeni spontan

Në vitin 2017, ju ishit shumë racional dhe lejuat mendjen t’ju udhëzonte në vend që të ndiqnit rrjedhën e situatave. Ju gjithçka e keni trajtuar me shumë seriozitet duke u përqëndruar tek rezultatet dhe kështu keni lënë mënjanë gjërat e tjera të rëndësishme, të cilat do t’ju argëtonin më shumë. Në Vitin e Ri, përfshihuni në më shumë aktivitete me njerëz me mendje të ndritur, kënaquni edhe më gjërat e vogla dhe kështu dashuria do të vijë natyrshëm tek ju.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Duke qenë të vendosur në atë që dëshironi.

Në vitin 2017, ju ishit zemërgjerë dhe u dhatë shumë shanse njerëzve që ishin treguar të pakujdesshëm me ju. Në Vitin e Ri, kini guximin t’i leni njerëzit që nuk ishin të gatshëm t’ju jepnin atë që ju kishit nevojë dhe kini besim se e drejta do të triumfojë.

Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)

Fokusohuni tek vetja tuaj

Në vitin 2017, ju ishit në mëdyshje dhe skeptik kur fjala vinte për romanca dhe marrëdhënie dashurore. Ju ishit të përkushtuar në të tjera aspekte të jetës suaj dhe shumë të hutuar për t’u përqëndruar në atë që ju duhej vërtet. Në Vitin e Ri, hidhini një sy jetës suaj personale, merrni vendimin e ndërgjegjshëm për të bërë atë që është më e mira për ju dhe t’i jepni dikujt një shans kur troket në derën tuaj.

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)

Bëhuni optimist ndaj dashurisë.

Në vitin 2017, ju ishit të paduruar për të gjetur dashurinë dhe si rezultat ju ndërmorrët vendime impulsive, për të cilat tashmë ju vjen keq. Në Vitin e Ri, ndiqni rrjedhën, tregohuni më të hapur ndaj mundësive të reja që ju ofrohen dhe besoni se gjithcka po shkon drejt destinacionit të vet dhe në mënyrën e duhur.

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)

Duke qenë autentik.

Në vitin 2017, ishit shumë të fokusuar në përpjekjen për të qenë dikush që nuk ishit. Në Vitin e Ri, lërini mënjanë fasadat. Bëhuni më i prekshëm, zbuloni sekretet tuaja, ndani problemet tuaja dhe sigurohuni që personi juaj i zemrës do t’ju pranojë për atë që jeni.

Ujori (21 janar – 18 shkurt)

Tregohuni më i hapur ndaj mundësive të reja.

Në vitin 2017, ishit të kujdesshëm dhe të kufizuar nga një mjedis që nuk ju shërbente më. Në Vitin e Ri, zgjeroni horizontin tuaj, merrni një klasë të re dhe merrni një aftësi të re. Së shpejti, do të gjeni dashuri në vendet më të papritura.

Peshqit (19 shkurt-20 mars)

Kërkoni një lidhje më të thellë.

Në vitin 2017 ju u impresionuat më shumë mbas aparencës dhe u zhgënjyet nga dikush i cili dukej më mirë nga cfarë ishtë në realitet. Në Vitin e Ri, premtojani vetes se nuk do të gjykoni më në mënyrë sipërfaqësore, por do të përqëndroheni në atë që me të vërtetë ka rëndësi.

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762