INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni single? Nuk do t'a besoni, por fajin e ka inteligjenca juaj

Jeni single? Nuk do t'a besoni, por fajin e ka inteligjenca juaj

Publikuar më: 16:47 27-07-2018

Të qenit beqar /e mund të jetë sa gjë e mirë po aq edhe e keqe në varësi të personave dhe dëshirave të tyre. Kjo mund të jetë një nga fazat më të mira të jetës suaj dhe mund të zbuloni me të vërtetë gjërat e shumta që jeta ka për të ofruar dhe gjithashtu të njihni veten shumë më mirë.

Megjithatë, të qenit i vetmuar dhe ideja e të ndjerit i dashuruar nga një person është një ndjesi që të mungon. E keni menduar ndonjëherë që “fajin” që jeni single mund ta keni vetë ju?
Është vënë re se sa më i inteligjent të jesh aq më e vështirë bëhet për të gjetur dashurinë e vërtetë. Arsyet e mëposhtme ju shpjegojnë se përse është arritur në këtë përfundim.


1-Njerëzit inteligjent janë të vetdijshëm
Njerëzit inteligjent janë të vetdijshëm se kush janë, çfarë cilësish kanë, çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen. Ata e dinë shumë mirë se për çfarë do u rrihte zemra e çfarë i tërheq tek të tjerët. Të jesh i vetdijshëm gjithashtu do të thotë se ndonjëherë thjesht nuk mund të jesh me askënd pasi dëshiron që të kesh në krah një njeri të barabartë me ty.


2-Njerëzit inteligjentë mërziten lehtë dhe kanë nevojë për stimulim të vazhdueshëm
Një nga problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit inteligjent është që ata mërziten mjaft lehtë. Ata thjesht humbasin interes pasi të kenë kuptuar dhe analizuar çështjen në fjalë. Është në natyrën e tyre për të eksploruar më tej me ide të reja.


3-Inteligjenca mund të jetë një barrë
Inteligjenca gjithashtu vjen me të metat e saj. Njerëzit inteligjentë kanë tendencë të mendojnë shumë, kalojnë shumë kohë vetëm me mendimet e tyre dhe ndonjëherë mendojnë shumë për gjëra krejt të rastësishme. Jo të gjithë mund të përshtaten me një person që vepron në këtë mënyrë. Vetëm një partner që i kupton nevojat e një personi inteligjent, mund t’u japë atyre kohën dhe hapësirën që u nevojitet për mirëqenien e tyre mendore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873