Ka plot njerëz që zgjohen gjatë natës qoftë dhe për pak sekonda. Po për superticiozët ka disa shpjgime tradicionale, por dhe mjekësore dhe ato varen nga ora.
Ja kuptimet:
21-11 të mbrëmjes
Nëse të hapen sytë dhe qëndroni zgjuar në këto orë është për shkak të stresit. Nëse e kuptoni dhe vetë që është vërtet ky problemi, përpiqu të relaksoheni për të paktën gjysmë ore para se të shkoni në shtrat. Provoni meditimin ose yoga, pa menduar për gjërat e tjera.
11 e mbrëmjes – 1 të mëngjesit
Nëse jeni zgjuar rreth këtyre orëve, po vuani me siguri nga ndonjë zhgënjim emocional. Në këtë orë, fshikëza e tëmthit është organi më aktiv. Për të zgjidhur problemin dhe për të fjetur sa më parë, përpiquni të kuptoni çfarë nuk shkon dhe bëni diçka që ju relakson.
1-3 e mëngjesit
Zgjimi në këtë orë është rezultat i zemërimit të tepërt që keni akumuluar gjatë ditës. Mjekësia tradicionale kineze thotë se kjo ndikon në funksionin e mëlçisë dhe gjithashtu mund të lidhet me energjinë e tepërt Yang. Për të zgjidhur problemin, përpiquni të meditoni dhe pini një gotë me ujë.
3-5 e mëngjesit
Të jesh zgjuar mes orës 3 dhe 5 të mëngjesit, do të thotë se një forcë e mbinatyrshme po përpiqet të komunikojë me ju. Disa ekspertë thonë se kjo përfshin një qëllim të madh dhe se ky “komunikim” është i lidhur me trishtimin. Ajo që duhet të bëni është të luteni më shumë, si dhe të mësoni disa teknika frymëmarrjeje ose ushtrime gjumi.
5-7 e mëngjesit
Zgjimi mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit është ndoshta për shkak të një bllokimi emocional. Në këtë pikë, zorra është organi më aktiv i trupit. Për të zgjidhur problemin, përpiquni të ç’kontraktoni muskujt.