INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të fiksuar pas selfie-ve? Cfarë thotë studimi shkencor

Jeni të fiksuar pas selfie-ve? Cfarë thotë studimi shkencor

Publikuar më: 08:23 12-09-2018

Sipas një studimi të zhvilluar në SHBA nga 'American Psychiatric Association’, selfie-t nuk janë vetëm një manifestim i epokës digitale, por një manifestim i mirëfilltë i problemeve mendore. Selfie-t, apo vetë fotografimet të cilat realizohen për t'u publikuar më pas në rrjetet sociale, janë një fenomen shumë i vëzhguar nga shumë kërkues dhe studiues. Bërja e selfie-ve tregon mungesë të vetë vlerësimit dhe boshllëqe në jetën intime. Le të shohim se si mund të masim nivelin e këtij shqetësimi mendor. Nga Amerika vjen lajmi se selfie-t janë një manifestim i problemeve mendore, të paktën sipas 'American Psychiatric Association'. Lloji i sëmundjes ka marrë emrin 'Selfite'. Sipas studiuesve, kush vuan nga selfite, është i goditur nga një nevojë e fortë për të publikuar në rrjetet sociale foto e vetvetes të realizuara po vetë, por kjo praktikë realizohet si pasojë e mungesës së vetëvlerësimit dhe për të kulmuar më tej, me mbushjen e boshllëqeve në jetën intime.
Por 'American Psychiatric Association’ ka nxjerrë edhe një shkallë të vlefshme për të vlerësuar nivelin e 'sëmundjes.
Quhet 'Selfitis borderline' niveli i sëmundjes dhe e ka personi që shkrep të paktën 3 selfie në ditë, por pa i publikuar në rrjet. Më rëndë është kush i publikon të tria fotot, ndërsa 'rastet e dëshpëruara' janë 'selfitis kronikë', apo më saktë, ata që publikojnë më shumë se gjashtë selife në rrjet.

Article Logic
Execution time: 0.0015020370483398