INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të fiksuara pas fustaneve të gjata? Kujdes! Ja cilat janë tre rastet që duhet ti evitoni me patjetër për tu dukur sa më mirë... [FOTO]

Jeni të fiksuara pas fustaneve të gjata? Kujdes! Ja cilat janë tre rastet që duhet ti evitoni me patjetër për tu dukur sa më mirë... [FOTO]

Publikuar më: 12:01 04-07-2018

Vajzave me siguri ju pëlqejnë fustanet e gjata dhe kujdesen që të bëjnë kombinime të veçanta për tu dukur sa më bukur, por me shumë gjasa ju ka ndodhur që të gaboni me ndonjë detaj të vogël që nuk ju ka bërë të dukeni dhe aq mirë sa prisnit.

Për të evituar problemet ekspertët vijnë me tre këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë.

1.Këpucë të papërshtatshme.

Edhe pse mund të dyshoni një ndër gabimet më të zakonshme të bëra është përdorimi dhe kombinimi i këpucëve me fustane të gjata.

Para se të blini një fustan mendoni për këpucët që do të vishni dhe mbi të gjitha edhe për vendin që do të shkoni.

2.Gjatësi të papërshtatshme.

Femrat të cilat kanë një fizik të shkurtër nuk duhet të preferojnë të veshin fustane shumë të gjatë dhe aq më keq nëse këpucët janë shumë të larta.

3.Dizajne të papërshtatshme.

Kur bëhet fjalë për komoditet preferoni gjithmonë të zgjidhni modele voluminoze dhe të lirshme. Këshillohet të zgjidhni modele të cilat nxjerrin në pah ijet, belin, fund shpinën dhe bustin. Kushtojini vëmendje komoditetit dhe ngjyrave.

Epo vajza merrni masa! Tani shpresojmë të dukeni sa më mirë.

c94b0431-d5cd-4b35-b519-2e33bd93db8e-610---.jpg

 

zxc2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604