INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të lodhur nga Lotaria Amerikane? Ja mënyra e re për të shkuar në SHBA

Jeni të lodhur nga Lotaria Amerikane? Ja mënyra e re për të shkuar në SHBA

Publikuar më: 20:23 25-09-2017

U fol se nuk do të ketë më një lotari amerikane por më 3 Tetor do të nisin zyrtarisht aplikimet por për ata që ju ka humbur shpresa, ka edhe një mënyrë tjetër se si mund të emigrojnë në SHBA.  Ambasada amerikane ka publikuar sot një program për të gjithë të interesuarit në Shqipëri, që duan të punojnë në SHBA. Shqiptarët mund të aplikojnë për një vizë të përkohsme punësimi sipas kritereve të përcaktuara, po ashtu duke ndjekur edhe referencat krahas kualifikimeve për punën që dëshirojnë të bëjnë.

Klasifikimet për viza:

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen si më poshtë:

H-1B – Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar, i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës (65,000). Gjithashtu, ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy qeverive, ose projekteve për bashkë-prodhim të administruara nga Departamenti i Mbrojtjes;

H-1C – Këto viza i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermierik për Zonat e Pa-avantazhuara i vitit 1999, është i ri-autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. H-2A – Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës; H-2B – Këto viza i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një certifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës; H-3 – Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjekësi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet, gjithashtu, edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë (50); L – Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH.B.A. të cilët, brenda 3 viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për një vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH.B.A., në menaxhim, ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara; O-1 – Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit; O-2 – Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;P-1 – Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën (25,000); P-2 – Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok; P-3 – Vizat e klasifikuara P-3 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik (e njëjtë si vizat P-1); Q-1 – Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesëmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit.

Peticionet

Është shumë e rëndësishme për punëdhënësit e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur (por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procesimin e peticionit dhe pastaj të vizës. Në mënyrë që të verifikohet aprovimi i peticionit, ambasadës i duhet numri i pranimit të peticionit të aplikantëve të aprovuar, prandaj aplikanti duhet të ketë këtë numër kur aplikon për vizë. Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t’i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjendet i papranueshëm nën parashikimet e Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë.

KRITERET PËR TË APLIKUAR PËR KËTË VIZË

H-1B Persona me një profesion të specializuar, i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish të specializuara për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë

H- 1C Infermierë të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet

H-2A Punëtorë të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;

H- 2B Punëtorë të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor

H – 3 Persona që trajnohen për punë të ndryshme si edukimi i fëmijëve handikapatë, por jo për mjekësi apo akademi

L Persona që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH.B.A.

O- 1 Persona me aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit

O- 2 Persona që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik

P- 1 Një atlet ose një skuadër atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën

P-2 Artistë, të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok

P- 3 Artistë, të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik

Q-1 Pjesëmarrës në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109