INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të mërzitur në raste festash? Ja si të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale

Jeni të mërzitur në raste festash? Ja si të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale

Publikuar më: 17:11 31-12-2017

Jo për të gjithë periudha e festave të fund vitit është një çast lumturie. Përkundrazi, pikërisht në këtë periudhë të vitit mund të ndodhë të preken nga trishtimi sepse ndoshta mendohet për atë që nuk është më, sipas faqes “HealthDay”.

Një lloji presioni social për t’u argëtuar, që shumicën e herëve nuk shpehert drejtpërdrejtë por që ndjehet, bën pjesën tjetër duke sjellë atë që quhet në botën anglosaksone “holiday blues”, një lloji trshtimi që vjen nga pushimet.

“Por, ka forma të ndryshme për t’u përballur, duke filluar me dedikimin ndaj vullnetarizmit deri tek fokusimi në kontaktet direkte me miqtë”, thotë Richard Catanzaro, drejtor i psikiatrisë së “Northern Ëestchester Hospital” në Mount Kisco, që në faqen “HealthDay” ka dhënë pesë këshilla shumë të rëndësishme për të tejkaluar këtë fazë.
Përveç se të keni parasysh vullnetarizmin, sepse duke ndihmuar të tjerët që janë me më pak fat ndihmon që të shihen gjërat me një prespektivë ndryshe, por edhe duke kërkuar kontakt të drejtë me të afërm dhe miq, në telefon ose drejtpërdrejtë, por jo nëpërmjet rrjeteve sociale.

Eksperti sugjeron gjithashtu që t’i dedikoheni aktiviteteve dhe të qëndroni me miqtë edhe nëse nuk jeni në humorin e duhur për të festuar, por evitoni bisedat mbi politikën dhe tematika të tjera që mund të ngjallin ndjenja negative, si dhe të flini mjaftueshëm dhe të hani dhe të pini duke qëndruar në normalitet.

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443