INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të shpërqëndruar në punë..., krijohet pajisja që ju bën efektivë

Jeni të shpërqëndruar në punë..., krijohet pajisja që ju bën efektivë

Publikuar më: 18:33 06-11-2018

Shumë prej nesh na ndodh që të shpërqëndrohemi në punë dhe të nisim të bëjmë muhabet me kolegët. Por nëse doni të jeni më të përqëndruar dhe më efektivë në punë, për këtë tashmë po mendon teknologjia. Me siguri keni dëgjuar që kafshëve sidomos kuajve u vendoset një qafore e cila nuk i shpërqëndron ata majtas e as djathtas por të ecin vetëm drejtë.

I njëjti mjet është dizejnuar edhe për njerëzit. Pajisja vendoset në kokë dhe nuk na lejon të shohim anash duke na përqëndruar në punën tonë. Kompania Panasonic e cila e ka krijuar shprehet se ajo do të kushtojë rreth 260 dollarë.

E quajtur  Wear Space përmban gjithashtu kufje që anulojnë zhurmë për të siguruar që bisedat e afërta të mos pengojnë përqendrimin tuaj.

Kufjet sipas krijuesve krijojnë një kufi me mjedisin që ju rrethon dhe siguron një hapësirë psikologjike personale.

Ekspertët thonë se, jo vetëm bllokohet shpërqëndrimi por edhe kolegët kuptojnë se nuk ju nuk dëshironi të shqetësoheni

Pajisja që peshon vetëm 300 gramë mbështetet në pjesën e prapme të kokës dhe mund të rregullohet kështu që përdoruesi mund të shohë vetëm kompjuterin dhe tastierën.

"Nuk ka asnjë ndjenjë të presionit në krye të kokës, kështu që jep rehati” nënvizon Panasonic.

Wear Space pritet të dalë vitin tjetër në shitje fillimisht në Japoni dhe më pas për tregun ndërkombëtar.

Krijuesit e saj u shprehën se ata ideuan këtë pajisje për të gjitha rastet kur punohet në zyra të hapura dhe ku shpërqëndrimi na bën shumë pak efektivë në punë.

Çdo kush ka momente kur dëshiron të qëndrojë vetëm dhe të jetë i përqëndruar dhe duke rrethuar kokën me këtë pajisje do të ndaloni njerëzit t'ju flasin.

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342