INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të sigurt që doni të bini në dashuri? Ruhuni nga kjo gjë!

Jeni të sigurt që doni të bini në dashuri? Ruhuni nga kjo gjë!

Publikuar më: 21:52 23-09-2018

Dashuria është një ndjenjë e bukur që të gjithë duan ta përjetojnë. E kur dashuria është reciproke dhe e shëndetshme, të gjithë duan të qëndrojnë në këtë stad përgjithmonë. Pikërisht ky është momenti nga i cili duhet të ruheni.


E kemi fjalën për rehatinë.
Çiftet e dashuruara që kanë një lidhje të shëndetshme kanë tendencën të bien në rehati për shkak të gjendjes së vazhdueshme të lumturisë. Në këtë moment, femrat kanë tëndencën të shtojnë deri në katër kilogramë vetëm në vitin e parë të lidhjes! Kjo ndodh sepse femrat kur janë të lumtura hanë më shumë se zakonisht dhe hajnë të prirura për të shtuar në peshë. Ndjenja e kënaqësisë dhe e lumturisë ndjell oreksin te to.

Ky fakt u vërtetua nga një studim. Në grupin e femrave të anketuara, shkëncëtarët kanë evidentuar se pjesa më e madhe e tyre e pranojnë që kanë qenë më të dobëta kur nuk kanë pasur partner.

Ndërsa te meshkujt, sipas të njëjtit studim, dashuria ka efekt të kundërt. Kur ata gjejnë një partnere të re, kanë tendencën të humbasin në peshë. Vitin e parë të lidhjes meshkujt dobësohen deri në tre kilogramë.

Article Logic
Execution time: 0.0071611404418945