INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të trishtuar në fillim të muajit janar? Bëni këto 5 gjëra!

Jeni të trishtuar në fillim të muajit janar? Bëni këto 5 gjëra!

Publikuar më: 12:33 03-01-2019
Sipas ekspertëve mundësia për t’u mbyllur në vetvete dhe të të krijohet një gjendje  monotonie sidomos në fillim të muajit janar, pasi jeni kthyer nga festat është më e madhe në stinën e dimrit.
Ja disa këshilla si ta përballoni me sukses këtë situatë:
 
1. Rezervoni  një takim me doktorin
Sipas terapistes, Katherine Schafler  është  e nevojshme të shkoni të takoni një specialist që do ju ndihmojë të kaloni gjendjen e krijuar. Ai do ju rekomandojë vitaminën  D, e  cila  ndikon në përmirësimin e gjendjes psikologjike. Vendet të cilave u mungon dielli, e marrin atë nëpërmjet medikamenteve që e përmbajnë atë.
2. Bëni ushtrime çdo ditë
Në çdo lloj vendi që ndodheni, sipas intv.al mundohuni të bëni ushtrime të ndryshme qoftë edhe për 10 minuta, duke e shoqëruar edhe me muzikë. Kjo do ju ndihmojë të largoni mendimet negative në këto ditë dimri.
3. Terapia e dritës
Shumica e njerëzve të mërzitur duhet të ndezin dritat në maksimum në shtëpitë e tyre. Terapia e dritës është një gjë aktuale, pasi mund mund të jetë efektive.
4.Bëni një shtëtitje
Mungesa e motivimit për të shëtitur në temperaturat e ftohta  do bëjë që jut ë preferoni të qëndroni  në ambjente të mbyllura. Ekspertët këshillojnë që të bëni një xhiro sado të shkurtër, pasi do ju ndihmojë të  rifreskoni mendimet dhe të harroni për një moment se jeni në “stinën  e dimrit”.
5. Bëjeni  jetën tuaj me ngjyra
Ngjyrat e larmishme  mund të kenë një ndikim të papritur,  duke sjellë humor dhe  aftësi  për t'u përqëndruar. Nuk është e vështirë të përzgjidhni  gjëra me ngjyra rreth vetes suaj, përfshirë këtu: dhomën tuaj.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0016078948974609