INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të vetëpunësuar? Mendohu mirë nëse do vijoni biznesin, do detyroheni të siguroni shëndetin

Jeni të vetëpunësuar? Mendohu mirë nëse do vijoni biznesin, do detyroheni të siguroni shëndetin

Publikuar më: 09:33 02-08-2019

Të gjithë të vetëpunësuarit që janë të regjistruar pranë Qendrën Kombëtare të Biznesit do të paguajnë më shumë para për sigurimet shoqërore. Kjo masë e Ministrisë së Financave është përfshirë në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, i ndryshuar”, i cili fillimisht pritet të konsultohet me qëllim që të përfshijë mes të punësuarve me kohë të plotë, kohë të pjeshme apo edhe me punësim të përkohshëm dhe të vetëpunësuarit. Pra në draft përfshihet dhe koncepti “të vetëpunësuar”. Ky është dhe rekomandim i Këshillit Europian, pasi dhe të vetëpunësuari duhet të trajtohen si çdo kategor tjetër që punon.
Të vetëpunësuarit deri më tani nuk paguanin kontribute sigurimesh për sëmundjet, aksidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe për papunësinë ndaj dhe ky darft është i rëndësishëm. Ndërsa për shumën e parave që do të dorëzojnë në zyrat e sigurime shoqërore dhe shëndetësore do të jetë Këshilli i Ministrave që do t’i përcaktojë.

Në veçanti pjesë e ndërhyrjeve të reja ligjore janë të vetëpunësuarit të cilët mund të ushtrojnë veprimtarinë ekonomike me këto statuse: “i vetëpunësuar i vetëm”, “i vetëpunësuar me punëmarrës”, “i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes”, “i vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775