INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni vetëm? 9 Gjërat që do t’ju sjellin lumturinë!

Jeni vetëm? 9 Gjërat që do t’ju sjellin lumturinë!

Publikuar më: 11:07 01-09-2017
Psikologia Donna Dawnson ka thënë : “Njerëzit janë kafshë sociale”.
Sipas saj duhet të harrojmë paragjykimin që mund të krijohet për personat që nuk gjejnë dot dikë për të kaluar  kohën e tyre.  Duhet të krijoni një listë që do mbushë hapësirën tuaj të lirë, pa u vënë farë në siklet.
 
1-Merrni  një qenush 
Nëse asnjë nuk ju gjendet afër, sipas intv.al  zgjidhja më e mirë është një qenush. Bëni xhiro me të, pasi kjo do ju ndihmojë të largoni edhe ankthin.
2-Lexoni  rregullisht
Njerëz të ndryshëm  zgjedhin vende të caktuara  për të lexuar me qetësi. Duhet ta  shënoni në listën e gjërave që do bëni çdo javë.
3- Krijoni një kinema tuajën
Sërish jeni vetëm! Nuk duhet të mërziteni, në shtëpinë tuaj  krijoni   kinemanë personale. Zgjidhni  një film të bukur, merrni diçka për të ngrënë dhe mendoni të kaloni bukur me veten tuaj.
4- Zbuloni  aplikacione të reja 
Një nga  gjërat që mund të bëni  për të shtyrë kohën, është të shkarkoni aplikacione ose lojra në kompjuterin ose celularin tuaj. Do ishte  mënyrë  e mirë për  të kaluar kohën.
5-Provoni diçka të re
Shijo një eksperiencë që mund të jetë krejt ndryshe nga gjërat që jeni mësuar të bëni. Këshillohet të bëni gjëra të reja, pasi kjo do ju japë më shumë hapësirë të bëheni më kreativë.
6- Harrojini qëllimet
Ecni pa ndonjë destinacion. Të jetoni momentin do ju ndihmojë të dini se çfarë kërkoni në jetën tuaj. 
7- Rezervoni për një person
Nuk është ide e keqe  të prenontoni  në restorant, vetëm për një person. Ekzistojnë vende ku njerëzit mund të darkojnë me veten e tyre, pa qenë e nevojshme të jetë dikush tjetër.Cheers!
8- Stërvituni vetëm
Në shumicën e rasteve njerëzit shkojnë në palestër me dikë tjetër, pasi kalon koha më shpejt.Ka ardhur momenti të shkoni vetëm, pasi do fokusoheni më shumë te ushtrimet tuaja.
9- Fluturoni vetëm
Të shkoni vetëm me pushime, ju shtyn të rritsni vetëbesimin. Kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni më mirë problemet tuaja.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424