Ndodhi të çuditshme u regjistruan gjatë eventeve të zhvilluar në Francë në përkujtimin e 100 viteve të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.
Dhe këtë herë në qendër të mediave është Presidenti Macro dhe kancelarja e Gjermanisë Merkel.
Një grua e moshuar e cila mbushte 100 vjeç shumë e emocionuar që po takonte presidentin francez, ngatërron zonjën e tij Brigitte me Merkel. E moshuara e lindur pikërisht kur mbaroi Lufta e Parë Botërore e pyet Merkel nëse është zonja Macron.
"Është fantastike që t’i jap dorën presidentit të Republikës. Ju jeni zonja Macron" shprehet e moshuara.
Ndërsa Merkel shumë e qetë në gjuhën gjermane ia kthen se është kancelarja e Gjermanisë.
Ndiqni videon më poshtë: