Shpesh media krijon lajme të rreme apo spekulime që mund të prekin jetën private të njerëzve të famshëm.
Jennifer Aniston për shembull, ka qenë për shumë kohë pre e lajmeve të rreme që e tregonin shtatzënë. Së fundmi ishte një publikim i Huffington Post që ka sjellë edhe reagimin e ashpër të aktores. “Sa për ta ditur nuk jam shtatzënë, por e lodhur me këto lajme që i bëjnë femrat të ndihen keq, të krijojnë komplekse për trupin e tyre apo që ndërhyjnë në jetën private të tyre. A jam shtatzënë, a jam shëndoshur, a është martesa ime në krizë vetëm sepse hëngra një hamburger më shumë?! Kur të jem gati për t’u bërë nënë do të jem e para që do t’ua komunikoj publikut!” ka përfunduar shkrimin e gjatë dhe revoltues 46-vjeçarja. Mëposhtë mund ta lexoni atë të plotë!