IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Jennifer Aniston ndjek shembullin e Sandra Bullock, zgjeron familjen!

Jennifer Aniston ndjek shembullin e Sandra Bullock, zgjeron familjen!

Publikuar më: 10:53 24-03-2016

Surprizë!!! 

Jennifer Aniston ka njoftuar se do të bëhet mama e dy vajzave. Aktorja 47-vjeçare është përfolur që në fillimet e karrierës së saj se nuk donte të bëhej nënë, megjithatë më në fund është bindur për të kundërtën. Pasi surprizuan miqtë e tyre me dasmën sekrete, Jenni dhe i shoqi Justin Theorux, tani më i kanë dhënë atyre lajmin e mirë se do të krijojnë një familje duke adoptuar 2 vajza. Ka qenë revista OK! ajo që ka raportuar lajmin duke saktësuar se vogëlushet janë motra, njëra 3 dhe tjetra 4 vjeç. Ndërkohë bëhet me dije se ka qenë mikesha e Aniston, Sandra Bullock, ajo që e ka nxitur dhe po e ndihmon aktoren me proçesin e adoptimit i cili edhe për pak kohë do të qëndrojë larg vëmendjes së mediave. Kjo pasi sipas Bullock e cila ka eksperiencë në tilla gjëra falë vajzës së saj të adoptuar, 3-vjeçares Laila, çdo familje kërkon kohë për t'u krijuar. Lajm më të mirë nuk mund të merrnim nga Jennifer Aniston!

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707