Më në fund ëndrra e Jennifer Aniston është bërë realitet.
Aktorja e njohur prej kohësh ëndërronte të kishte një fëmijë dhe momenti ka ardhur. Aniston është fotografuar në plazhet e Bahamas bashkë me bashkëshortin Justin Theroux nga ku binte shumë në sy barku i rrumbullakosur.
Por lajmin për shtatzëninë e kanë konfirmuar edhe burime pranë çiftit.
“Ajo dhe Justin janë në ekstazë. Jen prej vitesh dëshironte të kishte një fëmijë me Justin,” ka thënë burimi për “In Touch Weekly”. Tashmë 47 vjeçarja është në pritjen e saj të ëmbël dhe duket se kjo shtatzëni ka ardhur në momentin e duhur për të pasi humbi nënën si dhe pas zënkave mes saj dhe bashkëshortit që po i çonin drejt ndarjes. Përsëri buzëqeshje në jetën e aktores.