INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Aniston takon mamanë pas 5 vitesh, pak para se të ndërronte jetë [FOTO]

Jennifer Aniston takon mamanë pas 5 vitesh, pak para se të ndërronte jetë [FOTO]

Publikuar më: 10:08 26-05-2016

Janë ditë të dhimbshme këto për aktoren e njohur Hollywood-iane, Jennifer Aniston.

Mamaja e ish yllit të Friends ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Por kjo nuk është gjithçka! Raportohet se bukurosha 47 vjeçare jo vetëm që nuk shkonte mirë me nënën e saj, por kishte plot 5 vite pa e takuar. Megjithatë duket se nuk do t’i mbeten shumë pengje pasi më 12 majin që kaloi Aniston vizitoi mamanë e saj pas gjysëm dekade pa u parë. Vetë artistja amerikane ka bërë me dije marrëdhënien e vështirë me nënën e saj Nancy Dow, e cila duket se ishte shumë kritike kundrejt së bijës. Sipas Aniston, kjo për arsye se vetë Nancy ishte aktore dhe modele dhe gjithmonë e mrekullueshme në pamje, ndërsa vetë Jennifer nuk e konsideronte veten të tillë. Ato qëndruan shpeshherë pa kontaktuar gjatë viteve, veçanërisht në vitin 1999 kur Nancy Dow publikoi një biografi ku duket se tregonte shumë për vajzën e saj pa lejen e kësaj të fundit. Një histori marrëdhëniesh të acaruara që në fund u mbyll në mënyrë paqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715