Mhmm çfarë???
Edhe pse në mes të një divorci të vështirë, Jennifer Garner nuk e ka humbur sensin e humorit. E ndjekur nga paparacët teksa po dilte nga palestra së bashku me një mikeshën e saj, Jen është pyetur në lidhje me marrëdhënien me bashkeshortin, aktorin Ben Affleck. Por duke mos dashur të ndaj asnjë detaj nga jeta e saj personale, 43-vjeçarja ka thënë me humor se po del me Brad Pitt. Dhe kur paparaci e pyeti nëse janë të lidhur, ajo u pergjigj duke qeshur se po. Një shaka që me siguri, duke parë edhe të qeshurat e aktores, nuk mban asgjë të vërtetë brenda!