Jennifer Garner dukej e relaksuar me disa miq jashtë një restoranti në Santa Monica, deri kur një gazetar e detyroi të vihej në pozicion mbrojtjeje.
Pyetja nëse ishte shtatzënë me bashkëshortin e saj Ben Affleck ia tronditi gjithë mbrëmjen aktores 44 vjeçare. Garner dhe Affleck janë të ndarë prej kohësh dhe thuhet se jetojnë ende bashkë vetëm për hir të fëmijëve. Por kësaj pyetjeje Jennifer thjesht nuk diti t’i përgjigjej, pasi u shfaq shumë konfuze dhe lozonjare në të njëjtën kohë, por nuk u largua pa thënë diçka para se t’i shmangej pyetjeve të mëtejshme. Si përfundim ajo tha thjesht “Po kësaj cfarë t’i thuash?”. Mos ndoshta duhej t’i thonte “PO”?