Në fakt, do të na dukej çudi nëse kjo nuk do të ndodhte.
Duket sikur dikush i ka mallkuar tapetin e kuq dhe Jennifer Lawrence pasi ajo nuk ka një marrëdhënie fare të mirë me të. Në promovimin e filmit “X-Men Apocalipse” në Londër, teksa parakalonte në tapetin e kuq, 25 vjecarja humbi ekuilibrin dhe për pak sa nuk u përplas në tokë…ashtu si tre herët e para. Rrëzimet e aktores janë kthyer në një sagë të vazhdueshme ku i pari startoi në 2013 kur Jennifer ra ndërkohë që po ngjiste shkallët për të tërhequr çmimin Oscar si aktorja më e mirë. Vetëm një vit më vonë, ajo do ta përsëriste këtë skenë por për fat të mirë kishte pranë të dashurin, Nicholas Hoult, i cili e ndihmoi të ngrihej. “Mallkimi” vazhdon në 2015, në premierën e “The Hunger Games Mockingjay Part 2”, në Madrid kur Lawrence përplaset sërish në shesh në hyrjen e kinemasë pasi shkel fustanin e saj të zi. Që tani po mendojmë se si do të jetë skena e rrëzimit të saj të ardhshëm. Kujdes Jennifer!