E ndërsa nata e madhe e 31 dhjetorit po afron, Jennifer Lawrence nuk është edhe aq e entuziasmuar, përkundrazi.
Fituesja e çmimit Oskar njëkohësisht ylli i filmave "Hunger Games", ka rrëfyer gjatë një interviste për Graham Norton se nuk i pëlqen aspak mbrëmja e Vitit të Ri. Kjo për shkak se sipas aktores, orët e para të 1 janarit e gjejnë atë çdo vit të dehur dhe të zhgënjyer. Kështu që as këtë vit Jennifer Lawrence nuk pret ndonjë gjë të madhe nga nata e fundvitit. Hmmmm po një puthje nga Liam Hemsworth? Ajo po që do të ishte diçka për t'u mbajtur mend!